Vlorë, përkujtohet 182-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit me homazhe te varri monumental

Qyteti i Vlorës përkujtoi këtë të shtunë 182-vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit, me homazhe të zhvilluara te varri monumental i themeluesit të shtetit shqiptar.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deputeti Ardit Bido, prefektja Evis Allushi dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore. Gjatë homazheve u vendosën kurora me lule, ndërsa banda frymore interpretoi Himnin e Flamurit.

Në fjalimet e mbajtura, përfaqësuesit e qeverisë dhe të pushtetit vendor vlerësuan kontributin e Ismail Qemalit si shtetformuesi i parë i Shqipërisë dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për figurën e tij.

Ismail Qemali lindi më 24 janar 1844 në Vlorë. Për datën e vdekjes, në pllakën e varrit shënohet 24 janar 1919, por studiuesi Evarist Beqiri, duke iu referuar dokumenteve arkivore, pohon se Ismail Qemali ka ndërruar jetë më 26 janar 1919 në Peruxhia të Italisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033