Kontrabandë në Portin e Durrësit, 59-vjeçari arrestohet me 37 steka cigare elektronike

Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Port, Durrës, në momentin që po dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, nën dyshimet se tentoi të kontrabandonte cigare elektronike të fshehura në kamionin që drejtonte.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin e drejtuar nga shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, u gjetën të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.

Policia bëri të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 37 stekat me cigare elektronike, një aparat celular, si dhe kamioni ku dyshohet se ishin fshehur mallrat.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033