Prokuroria kërkon “arrest në burg” për Ndriçim Kroin, dyshohet se fuste drogë në paraburgimin e Elbasanit

Ndriçim Kroi, punonjës policie në burgun e Elbasanit, dyshohet se fuste lëndë narkotike brenda qelive, në bashkëpunim me të paraburgosurin Gerald Stamolla dhe të dashurën e tij, Esmeralda Komici.

Sipas informacionit, Kroi dyshohet se siguronte futjen e lëndës narkotike në paraburgim, ndërsa Stamolla dhe Komici ishin të përfshirë në zinxhirin e bashkëpunimit për shpërndarjen e saj brenda institucionit.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurimit “arrest në burg” për Ndriçim Kroin, Gerald Stamollën dhe Esmeralda Komicin.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033