Drejtuesit e degës së PD-së në Vlorë konfirmojnë se pjesëmarrësit do të udhëtojnë kryesisht me makina private.
Burime bëjnë me dije se, përveç këtij numri të konfirmuar, dhjetëra qytetarë të tjerë pritet t’i bashkohen protestës në mënyrë individuale, pa qenë pjesë e strukturave të organizuara.
Ndërkohë, edhe pjesëmarrësit nga degët e PD-së në Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër janë nisur sot drejt Tiranës.
Nga Fieri, rreth orës 12:00, janë nisur 60 automjete, nga Patosi rreth 20 automjete, ndërsa nga Mallakastra (Ballshi) rreth 15, të gjitha me mjete private.
Nga Roskoveci, janë nisur afro 30 automjete me rreth 100 persona.