Operacion policor në Tiranë, goditet vjedhja dhe falsifikimi i kartëmonedhave, 4 të arrestuar

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të gjerë kundër vjedhjeve dhe falsifikimit të kartëmonedhave, duke arrestuar katër persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër për dhunë në familje. Mes të arrestuarve është edhe një shtetas gjeorgjian.

Operacioni, i koduar “Lista”, u zhvillua nga disa komisariate dhe strukturat për hetimin e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të një plani të koordinuar për kapjen e personave të përfshirë në veprimtari kriminale.

Sipas Policisë, shtetasi G. L., 35 vjeç, dyshohet se më 14 dhjetor 2025, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka ushtruar dhunë ndaj një shitësi për t’i vjedhur para. Ai dyshohet gjithashtu për një tjetër vjedhje të kryer më 26 dhjetor 2025 në një subjekt tjetër tregtar. Njëri nga bashkëpunëtorët është arrestuar më herët, ndërsa tjetri vijon të jetë në kërkim.

Në vijim të hetimeve, është arrestuar edhe shtetasi A. P., 20 vjeç, i dyshuar se ka marrë pjesë në falsifikimin e kartëmonedhave në bashkëpunim me persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Policia ka arrestuar gjithashtu shtetasin gjeorgjian T. P., 41 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në një tabakino, si dhe shtetasin Sh. C., 49 vjeç, i dënuar më parë me 8 muaj burgim për vjedhje.

Në një tjetër rast, është arrestuar shtetasi M. L., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “dhuna në familje”, pasi akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij.

Policia bën me dije se kontrollet vijojnë, ndërsa të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033