Krosi Dimëror në Lushnjë, në kuadër të Javës së Kongresit të Lushnjës !

Bashkia Lushnjë, në bashkëpunim me shkollat e qytetit, organizoi sot aktivitetin sportiv “Krosi Dimëror”, në kuadër të Javës së Kongresit Kombëtar të Lushnjës.

Aktiviteti u zhvillua sipas Kalendarit të Veprimtarive dhe përfshiu shkollat 9-vjeçare publike dhe jopublike të Bashkisë Lushnjë.

Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë vajza dhe djem nga shkolla të ndryshme të qytetit, duke promovuar sportin, frymën e garës dhe përkujtimin e një ngjarjeje të rëndësishme historike për vendin.

Shkolla “Hysen Xheka” u përfaqësua nga pesë nxënës, të cilët u dalluan për rezultate të shkëlqyera.

Nxënësi Ervis Kasapi u rendit në vendin e parë, ndërsa nxënësi Rustem Kamberi arriti të zërë vendin e tretë.

Urime nxënësve fitues për suksesin e arritur dhe për përfaqësimin dinjitoz të shkollës në këtë aktivitet sportiv.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033