Berisha një ditë para protestës: Nesër qytetarët do t’i japin leksion qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur një ditë para protestës kombëtare të thirrur nga opozita, duke deklaruar se qytetarët do t’i japin një leksion të fortë qeverisë.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se protesta e nesërme përfaqëson reagimin e qytetarëve ndaj qeverisjes dhe paralajmëroi se mesazhi që do të përcillet do të jetë i drejtpërdrejtë dhe i ashpër.

“Në protestën e nesërme do t’i japim çmimin që meriton qeveria. Kështu e vlerësoj unë, qytetarët do t’i japin leksion qeverisë. Leksion të fortë”, u shpreh Berisha.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke përdorur tone sfiduese lidhur me qëndrimin e tij gjatë protestës.

“Lë të rrijë në zyrë ta provojë. Kaq i them, rri aty, muret i ke blinduar, shko futu dhe rri nëse je burrë”, deklaroi Berisha.

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033