Vjedhje në banesën e një punonjësi burgu në Durrës, merret arma e shërbimit dhe kursimet

Një punonjës i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës ka kallëzuar në polici një rast vjedhjeje të ndodhur në banesën e tij, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë armën e shërbimit dhe kursimet personale.

Sipas kallëzimit, shtetasi me inicialet Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës, ka deklaruar se vjedhja ka ndodhur gjatë mbrëmjes, kur autorë të panjohur kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë marrë armën e shërbimit, si edhe një arkë ku ai mbante kursimet.

Pas denoncimit, strukturat e policisë kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033