Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës pas një sherri të ndodhur në një lokal.
Pas ndalimit, Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.
Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka, i dhunuan në ambientet e lokalit.
Ish-deputeti Arben Ndoka është një ndër 27 personat e dërguar për gjykim nga SPAK, në lidhje me operacionin “Revanshi”, i akuzuar për tentativë vrasje.