I ra tavolinës me grusht? Trump shfaqet me DORËN E MAVIJOSUR, zbulon se çfarë i ndodhi në Davos!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se mavijosja e madhe në dorën e tij të majtë u shkaktua pasi u përplas me një mobilje në Zvicër.

“E godita në tavolinë,” u tha ai gazetarëve gjatë fluturimit në Air Force One.

Më herët të enjten, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump kishte përplasur dorën në tryezën e nënshkrimit gjatë nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës.

“Në eventin e Këshillit të Paqes sot në Davos, Presidenti Trump goditi dorën në cep të tavolinës së nënshkrimit, duke shkaktuar një mavijosje,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ndau pamje të presidentit në Davos, ku në fillim të ngjarjes së nënshkrimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes, videoja nuk tregonte ndonjë mavijosje të dukshme në dorën e Trump.

Megjithatë, mavijosja u bë e dukshme rreth 10 minuta më vonë, kur ai u ul në tavolinë dhe nënshkroi disa dokumente.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033