Shpërthim në zonën e shkallëve të Kuzum Babasë në Vlorë, policia po verifikon rrethanat

Një shpërthim është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Varrosh të qytetit të Vlorës, në zonën e shkallëve që të çojnë drejt Kuzum Babasë.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një hapësirë publike, ndërsa rrethanat dhe shkaku i tij mbeten ende të paqarta. Nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar apo dëme materiale, në pritje të verifikimeve nga autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar burimin e shpërthimit.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion më të detajuar në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033