Qeveria miraton pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Kuvendi pritet ta ratifikojë nesër

Këshilli i Ministrave ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi i qeverisë i hap rrugë procedurës së ratifikimit në Kuvendin e Shqipërisë, i cili pritet të mblidhet nesër në seancë plenare për të votuar miratimin përfundimtar të pjesëmarrjes së vendit në këtë strukturë.

Bordi i Paqes synon të luajë rol në proceset ndërkombëtare të stabilitetit dhe paqes, ndërsa pjesëmarrja e Shqipërisë vlerësohet si pjesë e angazhimit të saj në nismat ndërkombëtare dhe në bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Vendimi përfundimtar për aderimin do të merret pas votimit në Kuvend.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033