Një person humb jetën pasi bie nga ura e Bushtricës në Përrenjas

Një person ka humbur jetën mesditën e sotme pasi ka rënë nga ura e Bushtricës, në Përrenjas.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është një burrë rreth 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendngjarje si pasojë e rënies nga lartësia.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një akt vetëhedhjeje. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e plotë të rastit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033