Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë, shoqërohen nga masa të shtuara sigurie

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur sot në qytetin bregdetar të Vlorës, në një tjetër vizitë në Shqipëri.

Çifti u prit dhe u shoqërua nga forca të shumta policie gjatë hyrjes në qytet, në kuadër të masave të sigurisë. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të mediave lokale, ndërsa detaje të tjera mbi qëllimin dhe agjendën e vizitës nuk janë bërë publike.

Vizita e Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë vjen pas qëndrimeve të mëparshme të tyre në Shqipëri, duke shtuar interesin publik rreth pranisë së tyre në vend.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033