Arrestohet në Kavajë 39-vjeçari që qarkullonte me pistoletë në automjet, procedohet pasagjeri

Një 39-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet, ndërsa pasagjeri që e shoqëronte po hetohet për moskallëzim krimi.

Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë ndaluar për kontroll një automjet në lagjen nr. 1, pas informacioneve operative se drejtuesi i tij ishte i armatosur. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në një ndarje të posaçme ndërmjet dy sediljeve u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, si dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, nisi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Operacioni policor u finalizua nën emrin e koduar “Drawer”, në kuadër të kontrolleve të shtuara për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për veprime të mëtejshme ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033