20 kg kanabis dhe një e kaluar me precendentë penalë i kanë kushtuar të riut shqiptar, i cili është ndaluar nga policia britanike.
Ai kishte tentuar të hynte në mbretërinë e bashkuar një javë pasi ishte depërtuar. I riu u kap me 20 kg kanabis në një megaoperacion të organizuar nga Home Office këtë javë.
Gjithashtu një sasi e madhe parash është konfiskuar raporton the Sun dhe bëhet fjalë për një shifër rreth £400k.
Sasia e parave ishte tentuar të futej nga Irlanda dhe Irlanda e Veriut. Stafi i Home Office punoi intensivisht për të kapur shqiptarin, I cili po udhëtonte nga Dublini në Belfast, me pasaportë të rreme greke.
Ekipi kishte marrë informata të sakta dhe kishte bërë maksimumin për të gjurmuar shqiptarin, i cili përdorte transportin publik për të lëvizur.
Ai u arrestua së bashku me shokun e tij dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa shoku i tij është në pritje të urdhërlargimit nga Mbretëria e Bashkuar.