I kërkuar nga autoritetet britanike për një vrasje në vitin 2019, Armando Marku vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

Armando Marku, 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar për vrasje, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Sipas autoriteteve britanike, Marku akuzohet për përfshirje në vrasjen e ish-snajperistit Ali Hussain, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në qytetin Hartlepool të Anglisë. Viktima u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në rrugën “Charterhouse”.

Për këtë ngjarje, drejtësia britanike ka dënuar më herët katër persona të tjerë, ndërsa Marku ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për përfshirje në krim.

Pas vetëdorëzimit, pritet që autoritetet shqiptare të ndjekin procedurat ligjore përkatëse në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë verifikimin e statusit të tij dhe hapat e mëtejshëm të ekstradimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033