Vetëdeklarimi i gjyqtares Irena Gjoka pa referencë për dënimin në Greqi, çështja në shqyrtim të KLGJ-së

Zbardhet formulari i vetëdeklarimit i gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, ku rezulton se ajo nuk ka deklaruar në asnjë rast se ka qenë e dënuar apo e hetuar në Greqi.

Zhvillimi vjen pasi Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet dhe ka konfirmuar se vendimi i dënimit i dhënë nga autoritetet greke është autentik. Në këtë kontekst, formulari i vetëdeklarimit, i përbërë nga shtatë faqe, nuk përmban asnjë të dhënë lidhur me një dënim apo procedim penal të gjyqtares në shtetin fqinj.

Formulari parashikon detyrimin për të deklaruar në mënyrë të detajuar çdo ndryshim të gjeneraliteteve, arrestim apo procedim penal brenda ose jashtë vendit, dënime me vendim të formës së prerë, si edhe ekzistencën e ndonjë urdhri ndërkombëtar kërkimi. Pavarësisht këtyre kërkesave, në dokument nuk figuron asnjë deklarim i tillë nga ana e Gjokës për Greqinë.

Pas këtyre zhvillimeve, vendimmarrja i kalon Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili pritet të shqyrtojë çështjen dhe të vendosë nëse do të ketë ose jo shkarkim të gjyqtares Irena Gjoka.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033