Vritet me thikë në burgun e Koridhalosit i dënuari shqiptar Jani Aliaj

Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën këtë të hënë brenda burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në Greqi, pasi u godit me thikë nga një i burgosur tjetër.

Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë i improvizuar. Ngjarja ka ndodhur në krahun e tretë të institucionit penitenciar, në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar është një i burgosur me kombësi greke, gjithashtu i dënuar për krime të rënda. Autoritetet bëjnë me dije se si viktima, ashtu edhe autori, ishin persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të dënuar për vrasje.

Jani Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen për motive hakmarrjeje të Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë, ndërsa deri më tani nuk është konfirmuar nëse vrasja lidhet me një konflikt të mëparshëm, hakmarrje apo faktorë të tjerë të brendshëm të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033