Nis foltorja e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, Berisha i bashkohet protestës

Partia Demokratike ka nisur pasditen e sotme foltoren e radhës para Kryeministrisë, në kuadër të protestave të opozitës kundër qeverisë.

Në tubimin e organizuar nga PD është i pranishëm edhe kryetari i saj, Sali Berisha, i cili iu bashkua protestuesve në sheshin përpara Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, qëllimi i foltores është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

Protesta po zhvillohet në vijim të tensioneve politike të ditës dhe paralelisht me zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033