Një tjetër apartament i kthyer në ambient për kultivim droge zbulohet në Sarandë

Në Sarandë është zbuluar një tjetër apartament i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike, i njohur si “shtëpi bari”.

Apartamenti ndodhet në lagjen nr. 2 të qytetit, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”, brenda një pallati banimi. Sipas të dhënave, ambienti ishte përshtatur për kultivimin e bimëve të marijuanës.

Ky është rasti i dytë i një apartamenti të tillë të zbuluar në Sarandë gjatë këtij muaji, duke treguar vijimësinë e rasteve të ambienteve të përdorura për kultivim të paligjshëm të lëndëve narkotike në qytet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033