Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, e ka cilësuar të turpshme praninë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në sallën e Kuvendit gjatë seancës së parë të vitit parlamentar 2026.
Shehaj deklaroi se mazhoranca po përdor politikisht një letër të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se e njëjta letër i është dërguar edhe presidentëve të tjerë, përfshirë atë të Bjellorusisë. Sipas tij, kjo po shitet si “shpëtim nga drejtësia”, por nuk ndryshon thelbin e çështjes.
Ai theksoi se më 22 janar Gjykata Kushtetuese do të vendosë për Belinda Ballukun dhe se ky vendim do të tregojë nëse ligji zbatohet njësoj për të gjithë, duke akuzuar kryeministrin Rama për përpjekje për të ndikuar në këtë proces.