“Shtëpia e Lakrorit” sjell shijet tradicionale të Korçës në Fier

Shijet autentike të kuzhinës tradicionale korçare kanë mbërritur në Fier me hapjen e lokalit të ri “Shtëpia e Lakrorit”, një iniciativë e ndërmarrë nga tre shoqe, Matilda Dushku, Kela Ferko dhe Diteta Brakaj.

Lokali ofron ushqime tradicionale të përgatitura sipas recetave origjinale të Korçës, me në qendër lakrorin, një nga gatimet më të njohura dhe përfaqësuese të kësaj zone. Përmes këtij koncepti, sipërmarrëset synojnë të sjellin në Fier shijen dhe frymën e kuzhinës tradicionale shqiptare, duke ruajtur mënyrën artizanale të përgatitjes dhe përdorimin e produkteve cilësore.

Hapja e “Shtëpisë së Lakrorit” përfaqëson një nismë të re në qytet, duke pasuruar ofertën gastronomike dhe duke krijuar një hapësirë ku tradita dhe shija bashkohen në një ambient mikpritës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033