Shiste kanabis në doza në Patos dhe Fier, arrestohet 49-vjeçari gjatë një operacioni policor

Një 49-vjeçar, banues në Patos, u arrestua nga Policia pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike kanabis në doza, në Patos dhe në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në kuadër të kontrolleve të zhvilluara për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të koduar “New Start 3”, shtetasi H. M., 49 vjeç, u kap në flagrancë me doza kanabisi, teksa ndodhej në një lokal në Patos. Në vijim të veprimeve, Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u gjet një sasi tjetër kanabisi, e dyshuar se mbahej me qëllim shitjen në doza.

Lënda narkotike dhe telefoni celular i 49-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033