Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjë, ku nga përplasja e dy trenave humbën jetën 39 persona.
Në një reagim publik, Rama e cilësoi ngjarjen si një lajm të hidhur dhe shprehu ngushëllimet në emër të popullit shqiptar për familjet e viktimave. Ai theksoi gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment të vështirë.
Kryeministri u shpreh se mendimet janë me familjarët e viktimave dhe me ekipet e emergjencës që po punojnë në terren për menaxhimin e pasojave të tragjedisë.