Salianji nga Lezha: Nuk do të krijoj parti tjetër, Partia Demokratike është shtëpia ime

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot në Lezhë foltoren e radhës, ku morën pjesë dhjetëra demokratë, duke mbushur sallën e Pallatit të Kulturës. Takimi u zhvillua pavarësisht thirrjes së strukturave zyrtare të PD-së për bojkotimin e aktivitetit.

Gjatë fjalës së tij, Salianji mohoi kategorikisht çdo pretendim për krijimin e një force të re politike, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet brenda Partisë Demokratike.

Ai deklaroi se PD është shtëpia e tij politike dhe se synimi i vetëm është ta kthejë atë në një forcë fituese. Sipas Salianjit, statuti i PD-së nuk parashikon përjashtime për mendim ndryshe, por largim nga drejtimi vetëm në rast humbjeje zgjedhjesh.

Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për ripërtëritje dhe për bashkimin e të gjithë opozitarëve që, sipas tij, prej vitesh ndodhen në opozitë pa arritur rotacionin politik. Ai theksoi se vetëm përmes unitetit të plotë mund të realizohet ndryshimi politik në vend.

Takimi në Lezhë u zhvillua në një klimë pjesëmarrjeje të lartë, duke treguar se një pjesë e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes për bojkot dhe zgjodhën të marrin pjesë në aktivitetin e Salianjit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033