Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë–Laç, në afërsi të Milotit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.