260 milionë euro dhe ende nën baltë: rruga Qukës–Qafë Plloçë rihapet pas dy javësh, por problemet vazhdojnë

18 janar 2026 | 15:12

Pas dy javësh e bllokuar, rruga Qukës–Qafë Plloçë është rihapur këtë të diel. Aksi, i konsideruar si një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore në vend, me një kosto që arrin në 260 milionë euro, vijon të shfaqë probleme serioze edhe pas ndërhyrjeve për pastrimin e saj.

Pamjet ajrore tregojnë qartë se rruga mbetet e mbuluar nga balta dhe inertet, pavarësisht rihapjes për qarkullim. Situata dëshmon se problematika që çoi në mbylljen e saj nuk është zgjidhur përfundimisht, duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe qëndrueshmërinë e këtij investimi.

Aktualisht, qarkullimi lejohet vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e zonës së Pogradecit që lidhen me këtë aks rrugor, ndërsa kalimi i mjeteve të tjera mbetet i kufizuar.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, e promovuar si një projekt strategjik për lidhjen e juglindjes së vendit, vijon të shoqërohet me problematika të përsëritura, pavarësisht kostos së lartë financiare dhe afateve të gjata të ndërtimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033