Zbulohet rrjet prostitucioni në dy apartamente në Durrës, arrestohet 52-vjeçarja nga Armenia

Policia e Durrësit ka zbuluar një rast të ushtrimit të prostitucionit në dy apartamente të marrë me qira në qytet, duke arrestuar një 52-vjeçare nga Armenia, e dyshuar si organizatore e veprimtarisë së paligjshme.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi dyjavor me metoda speciale dhe u finalizua në kuadër të fazës së 13-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i drejtuar kundër shfrytëzimit për prostitucion. Në flagrancë u arrestua shtetasja L.H., ndërsa një 22-vjeçare nga Peruja u vu nën hetim penal për prostitucion.

Gjatë të njëjtit operacion u proceduan penalisht edhe tre shtetas nga qarku i Durrësit, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari.

Nga hetimet rezultoi se shtetaset e huaja kishin marrë me qira dy apartamente, një në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe një tjetër në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, të cilat ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni dhe një bllok shënimesh. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033