Majlinda Bufi e Roskovecit në të preferuarat e Ramës: krijohet grupi i përbashkët i punës mes qeverisë dhe bashkive

Në mbyllje të takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe pushtetit vendor, me synim adresimin e problematikave dhe përmirësimin e bashkëpunimit institucional.

Sipas Ramës, në krye të grupit të punës do të jetë ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Nga ana e qeverisë, në këtë strukturë do të bëjnë pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhe, si dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

Bashkitë do të përfaqësohen nga kryetarët e Lezhës, Maliqit, Shkodrës, Himarës, Durrësit dhe Roskovecit, ku spikat përfshirja e Majlinda Bufi, një sinjal i qartë besimi politik dhe institucional ndaj drejtimit të saj.

Kryeministri theksoi se ky grup pune do të ketë rol praktik dhe vendimmarrës, duke trajtuar çështje konkrete të bashkive, si në aspektin rregullator ashtu edhe në zgjidhjen e problematikave të përditshme. Sipas tij, grupi do të propozojë ndryshime ligjore, nxjerrjen e urdhëresave të reja dhe krijimin e sinergjive të nevojshme mes pushtetit qendror dhe atij vendor, me qëllim rritjen e eficiencës dhe funksionimit të administratës lokale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033