E rëndë në Greqi: shqiptari vret me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij

Një 44-vjeçar me shtetësi shqiptare ka ekzekutuar me çifte një 51-vjeçar, baba i një fëmije të mitur, i cili dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i të dashurës së autorit.

Viktima ishte kryeplak i fshatit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se krimi ka pasur prapaskenë erotike dhe nuk lidhet me detyrën e viktimës. Dyshimet janë se autori kishte një lidhje intime me bashkëshorten e viktimës dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit mes tyre.

Burimet bëjnë me dije se autori i kishte ngritur pritë viktimës dhe, sapo ky u afrua me automjetin e tij, e ka qëlluar me çifte, të cilën e mbante me leje, duke e lënë të vdekur në vend.

Automjeti i viktimës ka përfunduar në një greminë, ku është gjetur më pas nga banorët e zonës.

Pak orë pas krimit, autori ka telefonuar shërbimet e policisë, duke pranuar autorësinë e ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033