Policia e Shtetit hap konkurrimin për drejtues vendorë dhe shefa komisariatesh në disa qarqe

Policia e Shtetit ka nisur procesin e aplikimeve për disa pozicione drejtuese në rang vendor, duke shpallur vakanca për drejtorë vendorë policie dhe shefa komisariatesh në disa qarqe të vendit.

Për pozicionin Drejtor Vendor i Policisë, konkurset janë hapur për Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Afati për dorëzimin e aplikimeve për këto dy pozicione përfundon më 22 janar 2026.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka hapur edhe konkurse për pozicionin Shef Komisariati në Fier, Lushnjë, Kavajë, Kolonjë, Mat dhe Bulqizë. Këto vende janë liruar pas transferimeve të drejtuesve aktualë, ndërprerjes së marrëdhënieve të punës ose kalimit të tyre në funksione të tjera. Afati i fundit për aplikim për shefat e komisariateve është data 23 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi i përzgjedhjes synon identifikimin e kandidatëve me rezultate të larta në punë, integritet profesional dhe aftësi drejtuese, duke u zhvilluar mbi parimet e transparencës dhe meritokracisë.

Policia e Shtetit ka theksuar se konkurrimi do të jetë i hapur dhe i paanshëm, ndërsa të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033