Mbyllet faza e parë e verifikimit të dëmeve nga përmbytjet në Ferras, vazhdon ne Mbrostar dhe Libofshë. Dëmet në bujqësi pas tërheqjes se ujit nga tokat

Grupet e verifikimit të dëmeve nga përmbytjet në banesa, përfunduan punën në Ferras, ku rezultojnë 110 shtëpi të dëmtuara nga përmbytjet e vjosës. Procesi i verifikimit vazhdon për Mbrostarin dhe Libofshën, dy njësi administrative ku u përmbytën gjithsej 20 shtëpi nga dalja e lumit Seman nga shtrati. Të dhënat paraprake nga bashkia e Fierit flasin për një faturë financiare prej miliona lekësh kompensim për familjet e prekura nga përmbytjet. Në Lushnje u evidentuan dëmet në 20 banesa në fshatin Thanasahmj të cilat u përmbytën nga dalja prej shtratit e lumit Shkumbin.

Por dëmet më të mëdha janë në të mbjella. Toka bujqësore, sera ullishta dhe vreshta si edhe dhjetëra komplekse blektorale u përmbytëb gjatë përmbytjeve të janarit. Për këto dëme, pritet largimi i ujlrave nga sipërfaqjet buqësore që të nisë puna për verifikimin e dëmeve. Qeveria shqiptare do të dlmshpërblejë cdo bujk dhe blektor për dëmet nga përmbytjet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033