Bashkia Kuçovë ka nisur vlerësimin e dëmeve në fshatrat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Që prej ditës së martë, nën drejtimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, janë ngritur katër grupe pune për verifikimin e dëmeve në fshatrat Ferras, Salcë, Kozarë, Avelas, Gegë dhe Vlashuk, si dhe në fshatrat e njësisë administrative Kozarë.
Gjithashtu, një grup i posaçëm pune po ushtron verifikimet në fshatrat Tapi dhe rreth Tapi, në njësinë administrative Perondi.
Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 familje janë prekur, kryesisht në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, si dhe në orenditë shtëpiake. Grupet e punës po kryejnë vlerësimin e dëmeve derë më derë, për të dokumentuar saktë pasojat e shkaktuara.
Lidhur me këtë situatë është shprehur drejtori I zhvillimit rural bashkia Kucove .