I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Fier 23-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar si pjesëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

Si rezultat i një operacioni të organizuar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, 23-vjeçari E.F. u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Shtetasi E.F. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, në vitin 2025, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “trafikimi i lëndëve narkotike”.

Operacioni u finalizua pas sigurimit të informacioneve mbi vendndodhjen e tij dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033