Aksident fatal në aksin Lushnje Berat, 59 vjeçari humb jetën pasi përplaset nga automjeti, arrestohet drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë të premte në aksin rrugor Lushnje Berat, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur rëndë i plagosur shtetasi Enver Pepa, 59 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 59 vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një 35 vjeçar, është ndaluar nga autoritetet dhe është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033