Mbeturina në Çermë hidhen në anë të rrugës , mungesë kontrolli dhe neglizhencë institucionale !

Pamjet që sjell kamera e TV Apollon i përkasin rrugës hyrëse drejt Njësisë Administrative Terbuf, fshati Çermë-Sektor (nga ana jugperëndimore), ku grumbuj mbeturinash janë bërë pjesë e përditshme e peizazhit.

Prej muajsh, banorët kanë nisur t’i hedhin mbetjet në rrugë dhe pranë një pike të dikurshme problematike, e cila është mbyllur me dhe, por sot po shndërrohet sërish në një vendgrumbullim të paligjshëm.

Kjo ndotje përfshin edhe kanalin kullues që kalon pranë rrugës, duke krijuar një rrezik mjedisor dhe shëndetësor për zonën dhe duke i perciellur ato ne bregdetin e divjakes . Megjithatë, drejtuesit e Njësisë Administrative Terbuf dhe ata të bashkisë Divjakë duket se qëndrojnë indiferentë, duke mos marrë masa ndëshkuese ndaj shkelësve.

Në vend të veprimeve konkrete, qytetarët shohin vetëm pasivitet dhe drejtues që “rrotullohen nëpër karaoke” siç ironizojnë banorët jashte kamere . Kjo situatë kërkon urgjentisht ndërhyrje, zbatim të ligjit dhe kthimin e vëmendjes drejt pastrimit të territorit e mbrojtjes së mjedisit – jo vetëm propagandë dhe retorikë boshe.

Drejtuesi i Njësisë Administrative në Terbuf vijon të qëndrojë indiferent, i ulur mbi karrigen e rehatshme të pushtetit, pa asnjë angazhim real në terren. Problemet rriten, ndotja shtohet, ndërsa ai fle mbi detyrën. Banorët kërkojnë veprim, jo heshtje dhe sy mbyllje.

Nga Ndricim Gjoshi !

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033