Digjnin goma pranë autostradës për skrap, dy persona procedohen në Vlorë

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar një aktivitet të paligjshëm në afërsi të autostradës, ku dy persona janë kapur në flagrancë duke djegur goma automjetesh të përdorura me qëllim përfitimin e telave metalikë që ndodheshin brenda tyre.

Ngjarja është evidentuar gjatë kontrolleve në terren, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka ndaluar vijimin e këtij veprimi, i cili kishte shkaktuar ndotje të ajrit për shkak të tymit të prodhuar nga djegia e gomave.

Sipas të dhënave zyrtare, personat po digjnin goma të hedhura për të nxjerrë telat metalikë, të cilët synonin t’i shisnin si skrap. Për këtë rast janë proceduar penalisht shtetasit A. G., 34 vjeç dhe D. H., 27 vjeç, të cilët dyshohen se më 9 janar 2026, në fshatin Panaja, kanë djegur disa goma automjetesh të përdorura, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon kontrollet në zonë për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033