Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një automjet ka rënë në një përrua dhe është përmbytur, duke ngritur dyshime se si pasojë e aksidentit një person mund të ketë humbur jetën.
Nga mjeti i përmbytur është nxjerrë një person i plagosur, i cili është shpëtuar nga automjeti pas ndërhyrjes në vendngjarje. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara lidhur me gjendjen e personit tjetër që dyshohet se ndodhej në mjet.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. Hetimet vijojnë.