Situata e përmbytjeve në disa fshatra të njësisë Fiershegan, si Barbullinjë, Çiflik e Qerret, ka nxjerrë në pah paaftësinë dhe neglizhencën e drejtuesve vendorë. Toka të mbjella me prodhime dimërore, sera e pemëtari janë nën ujë, ndërsa drejtuesi i njësisë, dhe stafi i tij, nuk janë parë në terren per show ne rrjet social ne fotot me cisma e lopat . Punët që duhej të ishin bërë me muaj më parë, si pastrimi i kanaleve kulluese, janë zëvendësuar me “angazhime” nëpër kafene dhe tryeza politike.
Banorët, të zhgënjyer dhe të revoltuar, ndihen të braktisur dhe denoncojnë me zë të lartë mungesën e përgjegjësisë. Për këtë situatë të përsëritur, faji nuk mund të fshihet pas fotove në rrjetet sociale apo fjalëve boshe, kur në realitet çdo reshje e parë kthen fshatin në kaos.
Deri kur do vazhdojë kjo gjendje? A do të vijojë të drejtohet një njësi nga njerëz pa përvojë, të zgjedhur për interes politik e jo për aftësi? Deri atëherë, banorët duket se mund të mbështeten vetëm te Zoti, pasi drejtuesit i kanë humbur nga sytë.
Banorët kërkojnë jo më premtime, por veprime konkrete në terren.
Emergjencat nuk menaxhohen me status në rrjetet sociale, por me punë.
Fshatrat e Fiersheganit nuk mund të përmbyten çdo vit nga paaftësia e një grupi individësh.
Është koha që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm rakinë dhe tepsinë!