Uji rikthehet në Fier, por përdorimi i tij i kufizuar për shërbime sanitare

Furnizimi me ujë në qytetin e Fierit është rikthyer pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj. Sipas njoftimit të sh.a. Kanalizime Fier, uji që rrjedh aktualisht në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet konsumuar për pije ose për gatim.

Autoritetet kanë theksuar se ky kufizim do të mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër, ndërkohë që po zhvillohen kontrolle dhe analiza për të siguruar cilësinë e ujit për konsum.

Qytetarët janë këshilluar të respektojnë udhëzimet dhe të përdorin ujë të pijshëm alternativ për nevojat e përditshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033