48 mijë lekë për fëmijët dhe 100 mijë lekë për shpenzimet arsimore, si të përfitoni kompensimin

Prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve nën 18 vjeç mund të përfitojnë kompensime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duke marrë 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe 100 mijë lekë për shpenzimet arsimore. Kjo mundësi është e vlefshme për individët që kanë të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë.

Për të përfituar, individët duhet të plotësojnë platformën DIVA 2025, ku përfitojnë zbritje nga baza tatimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se kompensimi do të jepet vetëm njëherë nga anëtari i familjes me të ardhurat më të larta.

Përfituesit mund të marrin kompensimin edhe nëse nuk kanë detyrim për të deklaruar DIVA 2025. Sipas DPT-së, individët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara për të realizuar këtë kompensim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033