Qyteti i Maliqit i mbuluar me petkun e borës !

Këto pamje vijnë nga dita e sotme, ku qyteti i Maliqit është zbardhur nga reshjet e dëborës. Qytetarët e zonës shprehen se dimri ka trokitur më në fund, duke sjellë atmosferën e munguar të stinës së ftohtë.

Bora ka mbuluar rrugët, çatitë dhe lulishtet, duke krijuar një peizazh të bukur dimëror që i ka dhuruar Maliqit pamjen e një kartoline festive.

Për banorët, kjo është një ndjesi e veçantë, ndërsa shprehen se bora është pjesë e identitetit të dimrit në këtë zonë.

Nga Ndricim Gjoshi !

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033