Shitës mishi që tregtonin arme dhe drogë, babë e bir në pranga ne Rroskovec

Një dyqan mishi ishte mënyra se si kamuflohej aktiviteti i paligjshëm i Adiol dhe Asqeri Hadës, babë e bir në Suk të Rroskovecit. Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se 34 vjeçari Hada, ishte duke transportuar me qëllim shitje, 1 kg kanabis drejt qytetit tw Fierit kur u arrestua.

Operacioni “New Start” 2 u finalizua pas një muaji hetime, pasi informacionet e marra në rrugë operative, sinjalizuan se ne dyqanin e mishit të fshatit Sulk, nuk shitej vetëm mish, por edhe drogë e armë. Pas arrestimit ne flagrancë të 34 vjeçarit u krye edhe kontrolli i banesës dhe dyqanit ku u gjetën një arsenal armësh, municione dhe 17 kg kanabis dule çuar në pranga edhe babain e 34 vjeçarit. Babë e bir akuzohen për trafik armësh dhe droge dhe sipas burimeve në policinë e Fierit, po hetohet për një rrjet më të gjerë të shpërndarjes së drogës dhe armëve.

Gjithsej policia sekuestroi 17.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033