Bllokohet nënkalimi i autostradës në zonën Fushë Mamurras nga prurjet e ujit

Nënkalimi i autostradës në zonën e Fushë Mamurrasit është bllokuar plotësisht si pasojë e prurjeve të shumta të ujit, të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Sipas informacioneve nga terreni, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor. Si pasojë, lëvizja e automjeteve është ndërprerë.

Në pamjet e regjistruara në vendngjarje shihet një automjet i tonazhit të rëndë, i cili ka mbetur i bllokuar mes ujërave. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga kabina dhe është ngjitur mbi kamion, duke pritur ndërhyrjen e ndihmës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën dhe të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa situata po monitorohet për normalizimin e qarkullimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033