Aksident në hyrjen jugore të Lushnjës, dy drejtues mjetesh të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës, ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Benz dhe një mjet katrraul. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.

Burime paraprake bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut në këtë segment rrugor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033