Ceremonia e Ditës së Ujit të Bekuar është zhvilluar edhe këtë vit në kushte të vështira atmosferike, për shkak të dallgëve të larta në det.
Pavarësisht motit të ashpër, rituali u mbajt sipas traditës, ndërsa vetëm një besimtar guxoi të hidhej në ujë për të marrë kryqin. Kryqi u kap nga 30-vjeçari Mario Nesturi, i cili u përball me dallgët e forta për të realizuar ritin.
Pas marrjes së kryqit, kleriku i pranishëm përcolli një mesazh urimi për shëndet, paqe dhe mbarësi, duke uruar një Ditë të Bekuar të Ujit për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemniteti dhe besimi, duke ruajtur një nga traditat më të rëndësishme të kalendarit ortodoks.