Vlorë, finalizohet operacioni “Shops”, arrestohet 22-vjeçari autor i disa vjedhjeve në dyqane

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shops”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të kryera në dyqane në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi K. L., 22 vjeç, banues në Vlorë, person me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje. Ai dyshohet se ka kryer disa raste vjedhjesh në subjekte tregtare.

Gjatë kontrollit fizik dhe material, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi cigaresh të dyshuara të vjedhura, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033