Gazment Bardhi ka akuzuar Kuvendin e Shqipërisë për zvarritje të qëllimshme të kërkesës së SPAK për lejimin e arrestimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se afati trejavor i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme ka përfunduar sot.
Nga një konferencë për shtyp pas mbledhjes së opozitës, Bardhi u shpreh se rasti përbën një precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës.
“Ky është një rast i paprecedentë. Tre javë nga kërkesa e SPAK dhe tre javë heshtje nga Këshilli, ndërsa anëtarët socialistë fshihen,” deklaroi Bardhi.
Ai theksoi se gjatë kësaj kohe, Balluku ka pasur mundësi të plotë për të përgatitur mbrojtjen dhe për t’u paraqitur para organit përkatës, por sipas tij, procesi po bllokohet politikisht.
Sipas Bardhit, qëndrimi i mazhorancës tregon qartë, sipas tij, përpjekjen për të penguar drejtësinë. “Kuvendi po shndërrohet në bunkerin e të korruptuarve,” tha ai, duke shtuar se opozita do të vijojë ta denoncojë këtë situatë.
Deklaratat e Bardhit vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa çështja e kërkesës së SPAK për Ballukun mbetet ende pa një vendimmarrje nga Kuvendi.