Qarkullimi në aksin Gjirokastër–Tepelenë është vështirësuar ndjeshëm pas rrëshqitjeve të dherave në zonën e njohur si Shkalla e Zezë, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Si pasojë e materialeve inerte në rrugë, lëvizja e mjeteve po kryhet me kufizime, ndërsa reshjet e shiut kanë pushuar përkohësisht, çka ka lehtësuar ndërhyrjen në terren.
Ekipet e firmave kontraktore, në bashkëpunim me mjetet e ARRSH Gjirokastër, janë angazhuar për pastrimin e aksit dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes dhe të informohen për situatën deri në përfundimin e plotë të punimeve.